Toma Akuinski së bashku me homologun dhe bashkëpunëtorin e tij të njohur, Albertin e Madh (Albertus Magnus) si pedagog ose mësimdhënës të shquar të lëndës së njohur të filozofisë dhe teologjisë në Universitetin e famshëm të Parisit: Duke i njohur, akceptuar, anticipuar dhe justifikuar skolastikën së bashku me parimet, premisat dhe principet e njohura etike, estetike dhe metafilozofike të Aristotelit etj. (të paraqitura, prezantuara, eksploruara, ravijëzuara, konturuara, konvencionalizuara dhe artikuluara në mënyrë të shkëlqyer dhe tepër sublime ose kompetente nga ana e filozofëve ose mendimtarëve të njohur arabë ose myslimanë në Mesjetë.): Në kuadër të “logicae novae” dhe revolucionit të njohur etik dhe metaestetik, atëbotë e kishin përhapur dhe propaganduar fuqishëm dhe multicepërisht konceptin dhe idenë e njohur integrale, humane dhe pozitiviste mbi konvergjencat, bashkëpunimet, sekularizimet dhe singularizimet e njohura eksterne ose eksplikative në mes të të gjitha feve (religjioneve) dhe kulturave të ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit tonë tokësorë në kontekstin e mësipërm të filozofisë dhe teologjisë integrale (integruese), humane dhe pozitiviste.
Ndërkaq, pas vdekjes së papritur të Fridrichut të Dytë (Fridrich II) në vitin 1250, i biri (djali) i tij: Konradi, asokohe do detyrohej që të braktiste atdheun ose vendlindjen e tij në Gjermani; për t’u shpërngulur dhe emigruar kështu në Jug të Italisë, gjegjësisht, në Sicili. Duke ia siguruar në këtë mënyrë vetvetes “fronin” ose “trashëgiminë mbretërore” ose familjare në Italinë Jugore, respektivisht, në Palermo dhe në qendra të tjera të Sicilisë, Toskanës, Lombardisë etj.
Ndërkohë që Konradi do vdiste shumë i ri, përkatësisht, vetëm katër vjet pas babait të tij, Fridrichut II-të. vet, duke ia lënë kështu thesarin dhe “trashëgiminë” e gjithëmbarshme mbretërore ose oborrtare, vëllait të tij prej babës, gjegjësisht, njerkut të vet, Manfredit të I-rë, të njohur përndryshe si i “biri (djali) konkubin ose jashtëmartesor” i Fridrichut të Dytë.
Për më tepër ndërkaq, ashtu sikurse edhe i ati (babai) i tij, Fridrichu i Parë (Barbarosa) dhe gjyshi i tij, Henriku i Gjashtë (Henrik VI), edhe mbreti i lartëpërmendur gjerman, Fridrichu i II-të, gjatë kohës së sundimit ose mbretërisë së tij, thonë se ndodhej në mosmarrëveshje ose konflikte të ndryshme “kanonike” ose “enciklike” me etërit e shenjtë (papët) dhe me vet Selinë e Shenjtë (Papatin) në Vatikan rreth “investiturës” dhe “trashëgimisë së përgjithshme” fetare, kulturore, materiale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera lidhur me qytetin e diellit (Romën) si dhe qytetet ose rajonet e njohura të Lombardisë, Sicilisë dhe të tjera në Italinë Jugore. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe hezitimet, injorancën ose anashkalimet e njohura të Fridrichut të Dytë ndaj ofenzivës së radhës luftarake ose ushtarake në kuadër të luftërave të njohura mesjetare të kryqëzatave. Kjo deri me rastin e firmosjes ose nënshkrimit të marrëveshjeve dhe dokumenteve të njohura mbretërore dhe fetare mes Fridrichut të Dytë dhe Selisë së Shenjtë (Papatit) në Vatikan si “Confederatio Cum Principibus Ecclesiasticis” (në vitin 1220) dhe “Statutum in Favorem Principium” (në vitin 1232) mbi thesarin dhe trashëgiminë e përbashkët në mes Selisë së Shenjtë (Papatit) në Vatikan dhe perandorëve ose “knjazëve të privilegjuar” gjermanë. Duke ia siguruar në këtë sfond të birit ose djalit të vet (Henrikut) titullin ose epitetin e madh si mbret ose perandor i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Gjermanisë pikërisht në vitin e sipërpërmendur 1220. Ndonëse, pa i përjashtuar këtu edhe sëmundjen (shëndetin e lig) dhe “interdiktin” e njohur fetar, mbretërorë ose oborrtar të Fridrichut II-të në fund të mandatit ose karrierës së tij.
Ndryshe nga kjo, Papa Urbani i Dytë (Urban II) në stilin dhe manirin e njohur të rivalit ose një kundërshtari të përbetuar të Henrikut të Katërt (Henrik IV) në kuadër të konflikteve ose mosmarrëveshjeve të mësipërme kanonike, koncilike, enciklike dhe të tjera rreth “investiturës” ose “trashëgimisë” së gjithëmbarshme të Selisë së Shenjtë në Vatikan së bashku me homologun ose trashëgimtarin e tij, Gërgurin e Katërt (Gërguri IV) do mbahet në mend edhe si papë i cili do bënte ftesë dhe apel zyrtar në botën e atëhershme të krishterë ose kristianiste mbi fillimin e luftërave të njohura mesjetare të kryqëzatave kundër selxhukëve. Gjegjësisht, kundër turqve osmanlinjë. Kjo menjëherë pas marshimit dhe depërtimit të tyre të përhershëm dhe triumfal në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm në Turqi) gjatë viteve 1071 dhe 1095. Duke shënuar kështu edhe fillimin e të ashtuquajturës luftës së parë të kryqëzatave në Mesjetë – nën udhëheqjen e Peter Amnienskit dhe Gotfried Bouilonskit nga Lotringia, vëllaut të tij, Baldiunit nga Flandra (Flandria), Bohemunit nga Tarentoja (Itali) si dhe Tankredit, Robertit e Raimundit nga Tuluzi dhe Normandia (Francë). Për t’u pasuar dikur më vonë (gjatë luftës së dytë dhe të tretë të kryqëzatave) nga Bernardi dhe Rolandi nga Clairvauxi si ithtarë dhe propagandues kryesor të luftërave të mësipërme mesjetare të kryqëzatave. Përkatësisht, nga mbretërit ose perandorët e atëhershëm të Francës dhe Gjermanisë si Luji (Luigji) i VII-të dhe Konradi i III-të etj.
Gjatë asaj kohe me guximin (trimërinë), strategjinë dhe humanizmin e tij, në botën e krishterë dhe myslimane do bëhej i shquar gjenerali ose sulltani i njohur arab, Salajdini nga Egjipti. Në Jerusalem, Edessa, Antiohia si dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, Azisë së Vogël, Evropës etj.
Pa u zgjatur më tepër në këto histori, është interesant se shumica e atyre që i kanë nxitur ose shkaktuar askokohe luftërat mesjetare të kryqëzatave ishin bij kurve, gjegjësisht djem jashtëmartesorë.