Ballina Kronika Tiranë/ Nuk ‘kapërdinë’ dot ndarjet dhe përndoqën ish të dashurat në rrjetet...

Tiranë/ Nuk ‘kapërdinë’ dot ndarjet dhe përndoqën ish të dashurat në rrjetet sociale, në pranga 2 të kërkuar! Njëri i çoi 2 fishekë familjarëve te dera e shtëpisë

31
0

Të kërkuar për përndjekje në rrjete sociale, kapen 2 persona të dyshuar nga Policia e Tiranës.

Njëri prej të ndaluarve akuzohet edhe se ka kanosur familjarët e vajzës që përndoqi, duke iu lënë 2 fishekë, në afërsi të banesës.

“Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga dy personat e kërkuar”, bëri me dije policia ditën e sotme (22 korrik).

I pari u kap K. M., 34 vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “përndjekja” dhe “falsifikimi kompjuterik”.

“Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, sqaroi policia.

Kurse E. P., 28 vjeç, është i ndaluari tjetër, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “përndekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.