Ballina Kronika Vlorë/ Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari...

Vlorë/ Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari dhunues

40
0

Dhuna në familje vijon të mbetet problem në shoqërinë shqiptare. Pavarësisht masave dhe ndërgjegjësimit, shumë burra vazhdojnë të dhunojnë partneret apo bashkëshortet e tyre.

E tillë ishte edhe ngjarja e fundit në Livadhja të Vlorës, ku një 49-vjeçar ka goditur me gotë qelqi bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime. Policia ka arrestuar dhunuesin e dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Finiq, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.