Ballina Kuriozitete Abu Dhabi, qyteti më i sigurt në botë për të 9-in vit...

Abu Dhabi, qyteti më i sigurt në botë për të 9-in vit radhazi

11
0

Abu Dhabi është shpallur sërish qyteti më i sigurt në botë, për të nëntin vit me radhë, sipas Indeksit të Sigurisë 2025 nga Numbeo.

Qyteti vlerësohet për besimin e lartë të qytetarëve, nivelin shumë të ulët të krimit dhe sigurinë e lartë publike, duke lënë pas qytete si Zyrihu, Doha dhe Tokio.

Qeveria e Abu Dhabit investon vazhdimisht në sisteme survejimi, shërbime emergjence dhe polici komunitare, duke garantuar rend dhe pastërti në çdo cep të qytetit.

Për këdo që kërkon qetësi dhe siguri, Abu Dhabi mbetet një nga vendet më të besueshme në botë.