Aktivistja e njohur Greta Thunberg pritet të vijë sot në Tiranë për të protestuar për… Gazën.
Protesta zhvillohet nga mbështetës të Palestinës në Tiranë, të cilët nuk shprehen se duan jo vetëm fundin e luftës, por dhe një shtet palestinez.
“Me krizën humanitare në Gaza që ka prekur maja katastrofike, aktivistë dhe qytetarë në mbarë botën po mobilizohen në protesta.
Ndërsa Gaza hyn në fazën e 5-të të kequshqyerjes, palestinezët, pavarësisht se nuk kanë më pothuajse asnjë energji, po përdorin rezervat e tyre të fundit për të bërë thirrje për #solidaritet ndërkombëtar. Ata po i bëjnë thirrje komunitetit global të ngrihet dhe të zgjedhë anën e duhur të historisë.
Si përgjigje ndaj kësaj, një protestë do të zhvillohet në orën 18:00 në sheshin Skënderbej, Tiranë, ku demonstruesit do të mblidhen të përbashkuar për të kërkuar fundin e menjëhershëm të pushtimit të paligjshëm nga Izraeli, politikave të aparteidit dhe gjenocidit të vazhdueshëm ndaj popullit palestinez.
Protesta është pjesë e një vale në rritje të veprimeve globale që bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente në Gaza dhe për t’i dhënë fund dekadave të dhunës sistematike dhe zhvendosjes së imponuar të popullit palestinez”, thonë organizatorët.
Në muajin qershor 2025 Greta Thunberg bashkë me disa aktivistë të tjerë u ndaluan nga ushtria izraelite në një anije me të cilën synonin të dërgonin ndihma në Rripin e Gazës. Ajo u shpall person “non grata” nga Izraeli dhe u riatdhesua.
Në media ka pasur raportime, se ajo dhe ata që e financojnë, kanë lidhje me Hamas.