Ballina Bota “Ka bërë tradhti kombëtare” – Barack Obama i përgjigjet Trump: Akuzat e...

“Ka bërë tradhti kombëtare” – Barack Obama i përgjigjet Trump: Akuzat e tij janë të çuditshme dhe të pakuptimta, ja pse i bën

14
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar paraardhësin e tij, Barack Obama, për “tradhti”, duke pretenduar se ish-presidenti kishte komplotuar për të sabotuar presidencën e tij në vitin 2016, përmes lidhjeve të supozuara me ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

“E provuan të na vidhnin zgjedhjet,” deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke shtuar: “Obama është kapur në flagrancë. Është fajtor. Kjo është tradhti, çdo fjalë që mund të mendoni.”

Komentet e tij erdhën ndërsa priste presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr, në Zyrën Ovale. Trump i referohej një raporti të publikuar të premten nga Drejtoresha Kombëtare e Inteligjencës, Tulsi Gabbard, e cila akuzon Obamën dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare për një “grusht shteti shumëvjeçar ndaj presidentit Trump”. Demokratët i kanë hedhur poshtë këto akuza si të pavërteta.

Zëdhënësi i Obamës, Patrick Rodenbush, reagoi duke thënë se kjo ishte një përpjekje e dobët për të shmangur vëmendjen nga temat reale. “Këto pretendime janë të çuditshme, të pakuptimta dhe thjesht një përpjekje për të shpërqendruar opinionin publik nga problemet që përballet vendi,” tha ai.

Raporti i Gabbard përmbante email-e të deklasifikuara që sugjeronin se ekipi i Obamës kishte shtypur gjetje që tregonin se Rusia nuk kishte ndikuar drejtpërdrejt në infrastrukturën zgjedhore të SHBA-së. Megjithatë, dokumenti nuk ndryshon përfundimin e gjerë të komunitetit të inteligjencës amerikane se Rusia kishte ndërhyrë për të ndihmuar fitoren e Trumpit në vitin 2016.