Ballina Kronika Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë një 24-vjeçar

Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë një 24-vjeçar

23
0

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në fshatin Llakatund. E.M., 24-vjeç është goditur me mjet prerës

Një person është goditur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta në fshatin Llakatund.

Shtetasi E. M., 24 vjeç ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi G. Rr., 25 vjeç.

Sot, rreth orës 21:00, në fshatin Llakatund, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është shtetasi G. Rr., 25 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.