Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kjo është hera e tretë që Bufi thirret në kuadër të një hetimi që po zhvillohet ndaj saj, megjithëse ende nuk dihen detaje zyrtare mbi objektin e çështjes.