Ballina Politika “Në heshtje të thellë”, Genc Burimi trondit: Ja çfarë i ka premtuar...

“Në heshtje të thellë”, Genc Burimi trondit: Ja çfarë i ka premtuar Rama-Veliajt që nuk po flet

22
0

Gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi ka ngritur disa pyetje në lidhje me përfundimin e hetimit dhe dërgimin e Erion Veliajt në gjyq.

Gjatë bisedës në  një studio televizive Burimi u shpreh se, Rama mund ti ketë premtuar një jetë në PS Veliajt, pasi ky i fundit të përfundojë gjykimin, por me kushtin që të largohet nga bashkia. Apo, thotë Burimi, Rama e ka kërcënuar Veliajn me akuza edhe më të rënda, për aferat e tij në bashki.

Nëse Rama donte të hiqte qafe Veliaj, ky i fundit nuk do të mbrohej?

Jam kurioz të di se çfarë është negociuar me Veliajn nën rrogoz. A është negociuar një karrotë, dhe karrota është që, shikon mbaroje gjykimin, por ik vetë që unë të të zëvendësoj dhe pas mbarimit të gjykimit do të kesh prap jetë në PS.

Apo premtimi është një lloj kërbaçi, që do të ikësh vetë tani, apo të të nxjerrim gjëra dhe më të rënda, si afera e inceneratorëve.

Kam përshtypjen se Veliaj po ‘gëlltit kaq shumë gjarpërinj’ dhe nuk po reagon. Para disa kohësh e bëri një kërcënim, por tani ka heshtur.

Ka vetëm median, që është Mero Baze që vazhdon dhe e merr në mbrojtje tani në këtë rast, në rrafshin e të drejtave të njeriut, i cili kërkonte dhe një komision parlamentar nëse zbatohet apo jo prezumimi i pafajësisë.

Ku ishte Mero Baze kur bëhej fjalë për Berishën, për Malltezin, për Belerin apo për Metën.

Ka ende zëra që mund ta mbrojnë, por sot e shoh shumë të tulatur.

Pse? I kanë propozuar karrotë apo kërbaç’, tha Genc Burimi.