Ballina Bota Organizoi atentat për të vrarë Kryeministrin Netanyahu, arrestohet 70-vjeçarja

Organizoi atentat për të vrarë Kryeministrin Netanyahu, arrestohet 70-vjeçarja

0
19

Një grua 70-vjeçare nga Izrael, pjesw e lëvizjes protestuese kundër qeverisë, dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të organizuar një atentat ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu përmes një pajisjeje shpërthyese.

Gruaja me banim në Tel Aviv, u arrestua dy javë më parë nga shërbimi i sigurisë Shin Bet dhe u mor në pyetje nga Njësia Kombëtare për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Ndërkombëtare të Policisë së Izraelit.

Ajo është liruar me kusht, por i ndalohet afrimi pranë ndërtesave qeveritare apo vetë Kryeministrit Netanyahu.

Sipas autoriteteve, gruaja kishte shprehur hapur qëllimin për të kryer atentatin dhe kishte kontaktuar protestues të tjerë për të kërkuar armë dhe për të mbledhur informacione mbi masat e sigurisë që e rrethojnë Kryeministrin.

Hetimet tashmë janë përfunduar dhe dosja është dërguar në Prokurorinë e Shtetit. Pritet që aktakuza të ngrihet të enjten.

Detajet e hetimit u bënë publike pas kërkesës së njësisë hetimore, ndërkohë që me kërkesë të avokatit mbrojtës, gjykata ka ndaluar publikimin e emrit dhe adresës së të dyshuarës.