Ballina Politika Partia e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës,...

Partia e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës, mandati drejt djalit të artistes së madhe Inva Mula

36
0

Partia Social-Demokrate ka kërkuar që të djegë listën e mbyllur të qarkut të Tiranës.

Mësohet se PSD e Tom Doshit, ka kërkuar në KQZ që mandatin ta marrë i pari më i votuar i listës së hapur.

I pari në listën e PSD-së në Tiranë është Tedi Mula, djali i artistes së shquar Inva Mula,i cili pritet të jetë deputet në radhët e kësaj force politike, nëse KQZ pranon kërkesën e tyre.

Kujtojmë se ky vendim i PSD-së vjen pas tensioneve në koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, pasi njëri prej kandidatëve të listës së mbyllur atje nuk pranoi të heqë dorë nga mandati siç kishin premtuar para zgjedhjeve.