Ballina Kulturë Rama ndan pamje nga Bazilika e Linit: Perlë e historisë dhe turizmit...

Rama ndan pamje nga Bazilika e Linit: Perlë e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar

23
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Bazilika e Linit, e mbushur me turistë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Lini është një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, pasi ofron për vizitorët natyrën e bukur, trashëgimi kulturore dhe pamje piktoreske.

“MIRËMËNGJES dhe me një ditë të zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.