Ballina Kronika Rrahën brutalisht biznesmenin, policia njoftim zyrtar, shpallet në kërkim Ferhat Kaja i...

Rrahën brutalisht biznesmenin, policia njoftim zyrtar, shpallet në kërkim Ferhat Kaja i “Stockholm” dhe i afërmi i tij

22
0

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me konfliktin që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë, ku Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, është dhunuar në mënyrë brutale nga disa persona.

Blutë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy persona, ndërsa mësohet se një prej tyre është Ferhat Kaja pronarë i lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.

Konflikti mes palëve ka degjeneruar në përleshje fizike, me përdorim të dhunës. Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, ku dyshohet se e ka akuzuar se ka dërguar informacion te institucionet për zaptimin e hapësirës publike.

“shpallën në kërkim shtetasin F. K., 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe L. K, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.