Ballina Sport Ten Hag i mbyll derën Granit Xhakës: Nuk e lëmë…

Ten Hag i mbyll derën Granit Xhakës: Nuk e lëmë…

19
0

Bayer Leverkuseni ka humbur boshtin e skuadrës në këtë merkato vere.

Pas largimit të trajnerit, rrugën e tij e kanë ndjekur edhe 3 lojtarë kyç të skuadrës. Një tjetër futbollist i rëndësishëm që po kërkohet me ngulm në merkato është Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar ka marrë disa oferta, teksa e fundit vjen nga Premier Liga. Sundërlendi ka paraqitur ofertë zyrtare dhe Xhaka ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar.

Por të njëjtin mendim me të nuk e ndan trajneri i Leverkusenit. Ten Hagu ka thënë se Xhaka është një lider i ekipit dhe se klubi nuk do ta lejojë të largohet.

“Menaxheri i tij mund të thojë çfarë të dëshirojë, por ky klub i ka lënë tashmë 3 lojtarë të rëndësishëm të largohen dhe ne nuk do të lëmë asnjë më tepër që të largohet. Graniti është një lider dhe ka ende 3 vite të mbetura në kontratën e tij”, ka deklaruar Erik Ten Hagu.