Ballina Europë Tragjike/ Moti ‘përvëlues’ godet pjesën jugore të vendit, gjashtë të vdekur nga...

Tragjike/ Moti ‘përvëlues’ godet pjesën jugore të vendit, gjashtë të vdekur nga vala e të nxehtit

15
0

Siç njoftuan autoritetet kompetente, që nga e premtja e kaluar deri më sot, gjashtë persona kanë humbur jetën në Italinë Jugore, për shkak të valës së fortë të të nxehtit, të cilën meteorologët e kanë quajtur “Deve”.

Bëhet fjalë për plazhistë që ndodheshin në rajonin e Salentos të Puglias, në jug të Barit. Sot një burrë 60-vjeçar dhe një burrë 81-vjeçar vdiqën nga arresti kardiak ndërsa ndodheshin në plazh.

Në katër ditët e fundit, një turist 19-vjeçar austriak, dy burra, të moshës 71 dhe 66 vjeç, dhe një grua italiane 60-vjeçare, të cilët po kalonin pushimet në zonë, vdiqën gjithashtu nga arresti kardiak. Mjekët besojnë se shkaku kryesor i vdekjes – në të gjitha rastet – janë temperaturat e larta, të cilat tejkaluan 43 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit pritet të fillojë të ulet nga mbrëmja e së enjtes, por në disa zona të Italisë jugore, temperaturat mund të mbeten më të larta se mesatarja për sezonin.