Ballina Kronika Tragjike në Krujë, babai përplas aksidentalisht për vdekje të bijën 4 vjeçe....

Tragjike në Krujë, babai përplas aksidentalisht për vdekje të bijën 4 vjeçe. Në Dibër, burri aksidenton me makinë bashkëshorten në oborrin e shtëpisë

14
0

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Krujë pasditen e së mërkurës.

Policia njofton se një e mitur ka ndërruar jetë, pasi është përplasur aksidentalisht nga një automjet që drejtohej prej babait të saj.

“Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, informon policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Ndërsa në Dibër një person ka aksidentuar padashje bashkëshorten e tij në oborrin e shtëpisë.

Sipas policisë, “shtetasi H.Ç. dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku ka aksidentuar bashkëshorten e tij”.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.

“Rreth orës 15:50, në fshatin Hotesh, shtetasi H.Ç., dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku aksidentalisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të  ngjarjes”, bën me dije Policia.