Një grua ka bërë denoncim në policinë e Vlorës se është larguar nga banesa vajza e saj 14-vjeçare.
Denoncimi është bërë një ditë më parë, ndërsa policia thotë se po punon për gjetjen e të miturës.
“Në Komisariatin e Policisë Vlorë, më datë 22.07.2025, ka bërë kallëzim shtetasja D. Z., se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”, njofton policia.