Martesa e shekullit, siç e quajtën shumëkush, ka përfunduar tashmë, por çifti i sapomartuar vazhdon të tërheqë vëmendjen
Miliarderi Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sánchez, kanë gjithmonë të paktën një arsye për të qenë në qendër të medias. Dasma e tyre luksoze përfundoi, por mbresat e asaj që u pa nuk janë shuar ende.
Çifti Bezos ndodhet tani në Francë, ku vazhdon të shijojë luksin, dhe aty në skenë hyn Lauren, e cila gjithmonë di si të zgjedhë një pjesë veshjeje që frymëzon. Kësaj here, gjithë sytë ishin tek çanta e saj e shtrenjtë.
Lauren zgjodhi për një shëtitje të zakonshme një fustan vintage të markës Roberto Cavalli, me nuanca rozë, të kaltër të çelur dhe jeshile.
Syzet moderne të diellit i dhanë një prekje të plotë veshjes, por kulmi i kombinimit ishte çanta miniatyrë Lady Dior me motiv busulleje.
Kjo çantë është pjesë e koleksionit Rêve d’Infini dhe është zbukuruar me dorë me rruaza. Dizajni është frymëzuar nga mozaiku i fëmijërisë së Christian Dior-it në Francë. Ky model nuk gjendet më në shitje, pasi ishte pjesë e një koleksioni të limituar dhe shitej me një çmim mbi 12.000 euro.
Modeli më i ngjashëm me të është një version klasik i bardhë, pa motivin e veçantë, që aktualisht mund të blihet për rreth 4.700 euro.