Ballina Sport ZYRTARE/ Partizani mbetet pa trajner, ikën Skënder Gega

ZYRTARE/ Partizani mbetet pa trajner, ikën Skënder Gega

20
0

Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi ka bërë me dije se tekniku tropojan ka paraqitur dorëheqjen.

Në rikthimin e dytë në kryeqytet, Gega drejtoi të kuqtë në 11 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.55 pikë për ndeshje.

Kujtojmë që Partizani u eleminua pak ditë më parë në turin e parë të Conference League nga estonezët e Nomme Kalju.

Postimi:
FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.
E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim.