Ballina Bota ​10 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

​10 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

13
0

Të paktën dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, kanë humbur jetën në përmbytjet e shpejta të shkaktuara nga shirat e dendura në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, thanë zyrtarët sot.

Autoriteti Provincial i Menaxhimit të Fatkeqësive raportoi se reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje të gjera, duke plagosur dy persona dhe duke shkatërruar disa shtëpi.

Ekipet e shpëtimit evakuuan qindra turistë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut në rajonin Jalkhad dhe në Qafën Babusar, raporton Anadollu, përcjell kp.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë vigjilentë ndërsa sezoni i musoneve vazhdon të sjellë mot të keq.