Fitore e artë për Dinamon në arenën Europiane, pas plot 15 vitesh pritje! Blutë e Ilir Dajës triumfuan me rezultatin 1 me 2, në transfertën e Andorrës ndaj Atletik D’Eskaldes.
Ndeshja ka nisur me minuta të qeta me të dyja skuadrat që kane kërkuar të marrin frenat e lojës.
Ne minutën e 31 shpëton për mrekulli porta e vendasve. Portieri dhe mbrojtësi i Atletik D’Esklades. nuk merren vesh me njëri-tjetrin dhe për pak sa nuk rrezikojne gjithçka. Por topi shkon ngjitur me shtyllën, nuk përfiton aty as Zabërgja. Goditja e parë nga këndi për skuadrën shqiptare.
Ne minutën e 43 ka qenë Kapiteni Vieira që shënon me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit.
Ne minutën e 65 vendoset baraspesha, Baton Zabërgja përfiton nga një gafë e portierit vendas, duke përshëndetur rrjetën. Nuk fal sulmuesi dinamovit.
Dinamo luan më mirë dhe humbet disa raste pë të radhur te minuta e 86 ku Qardaku realizon me prekjen e parë të topit. Përmbysin gjithçka të besuarit e Ilir Dajës.