Ballina Lifestyle Aktorja Winona Ryder thotë se ishte e dashuruar në Al Pacinon

Aktorja Winona Ryder thotë se ishte e dashuruar në Al Pacinon

16
0

Winona Ryder ka rrëfyer së fundmi për revistën “Elle” se ka qenë e dashuruar me aktorin legjendar Al Pacino në fillimet e karrierës së saj. Ajo ishte rreth 22 vjeç kur punoi me të në filmin “Looking for Richard” dhe më vonë në “S1m0ne”.

“Isha absolutisht e dashuruar me të”, tha Ryder. “Në një moment madje i thashë: ‘Të dua… Jam vërtet e dashuruar me ty’”.

Por Al Pacino, i cili atëherë ishte 54 vjeç, e mori situatën me qetësi dhe i është përgjigjur me butësi: “Ah, zemër, jo…”.

Megjithatë, kjo nuk ndikoi në miqësinë e tyre. Ata mbetën miq shumë të mirë dhe, sipas Ryder, edhe 30 vite më pas, vazhdojnë të luajnë poker bashkë.

Ajo kujton me dashuri se Pacino e ftonte për kafe nëpër vendet më të çuditshme të New Yorkut, dhe këto eksperienca i kujton si shumë të veçanta.

Disa vite më pas, Ryder ka takuar edhe të dashurën e Pacinos në atë kohë – e cila ishte më e re se ajo vetë – dhe thotë se kjo nuk e pengoi aspak miqësinë e tyre.

Sot, Winona Ryder është në një lidhje të gjatë me stilistin Scott Mackinlay Hahn, me të cilin është që nga viti 2011. Ata u njohën në premierën e filmit “Black Swan”. Edhe pse nuk është e dhënë pas martesës, ajo e quan atë “burri im” dhe flet me dashuri për të, duke përmendur se ai është shumë i mirë në kuzhinë, shkruan People.