Ballina Aktualitet “As nuk më falenderoi”, Fatjon Baci: Ja porosia që i la bashkëshortes...

“As nuk më falenderoi”, Fatjon Baci: Ja porosia që i la bashkëshortes për avokatin!

42
0

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj e ka përdorur disa herë telefonin e tij celular dhe në një nga bisedat ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte

Veliaj e quante këtë lëvizje si “Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar”, duke nënkuptuar se qëllimi i kandidimit ishte shmangia nga ndjekja penale dhe përballja me drejtësinë.

Sipas Bacit, Vleiaj gjatë bisedës, kryetari i Bashkisë Tiranë ka përmendur edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo Agron Malaj, të cilët kandidonin si deputetë me qëllim sh,angien e SPAK.

“Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, tha ai.

“Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Ia dhashë, dhe foli me vëllain e tij. Këtë e verifikova më vonë,” – tha Baci.

Por sipas tij Veliaj foli edhe me e bashkëshorten e tij. “Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin”, tha ai.

Fatjon Baci, efektiv i shoqërimit të të paraburgosurve, ka pranuar para hetuesve të SPAK se ia ka dhënë celularin Veliajt në dy momente të ndryshme, përpara dhe pas seancës gjyqësore, për shkak të presionit dhe frikës që ndjente nga figura publike e të arrestuarit.

 

“Në furgon, para se të mbërrinim në Tiranë, më kërkoi të telefononte vëllain se ndihej keq. Ia dhashë telefonin dhe ai komunikoi vetë me numrin. Më pas, përsëri pas gjyqit, para se të kalonim shinat pranë SPAK-ut, më kërkoi sërish telefonin. Edhe atëherë ja dhashë nga frika,” dëshmon efektivi në dosje.

 

Nga dëshmia rezulton se Veliaj ka folur me vëllain e tij për ecurinë e seancës gjyqësore, duke cituar se avokatët e kishin vlerësuar paraqitjen e tij si “10/10” dhe kishin shprehur optimizëm për shtyrjen e vendimit. Po ashtu, ai i kishte thënë vëllait: “E kanë me mua personale.”

 

Efektivi deklaroi se nuk arriti të dëgjonte të gjitha bisedat për shkak të zhurmës në rrugë, por i ka dorëzuar celularin nga presioni dhe respekti ndaj figurës së Veliajt.

Mesa kujtoj, pasi mbaroi bisedën me vëllain, Erioni nuk ma ktheu telefonin se bëri telefonatë tjetër, pa më thënë mua. Kujtoj se ka biseduar me gruan, e tij. Këtë gjë e kuptova se u dëgjua një zë femre. Me gruan e tij, foli të njëjtat gjëra si me vëllain. Erioni i thoshte gruas së tij, se në seancë kishte folur edhe për përgjimet që i kishin bërë. Po kështu, gjatë bisedës me bashkëshorten, Erioni i thoshte që të shkonte të takonte avokatin për të bërë një prokurë apo kontratë, që mos t’i vinte aforfe. Pra, kërkonte që të bënte kontratën për çmimin e avokatit. Pasi foli me gruan, më tha nëse mund ta përdorte telefonin edhe për disa minuta, pasi donte të lexonte lajmet. Unë ia lashë në përdorim për rreth 5 minuta, shfletoi internetin në Safari ku shfletoi mediat.

 

Kur më ktheu telefonin, nuk më tha asgjë. As faleminderit. Kam dorëzuar Erionin në IEVP dhe jam larguar për në banesë. Gjatë rrugës, verifikova numrat, që ishin po të njëjtët që kishte biseduar një ditë më para. Pra dy numrat, vëllai dhe bashkëshortja. Numrin tjetër që përmenda më sipër që kishte “21” nuk e gjeta. Kam fshirë thirrjet dhe kam vijuar programin tim ditor”.