Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndodhet në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa për aksionin për lirimin e akseve rrugore nga subjektet tregtare që rrezikojnë sigurinë rrugore.
Balluku theksoi se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që ka zaptuar hapësirë në këto akse, pasi kjo përbën rrezik të madh për jetën e qytetarëve.
“Në kuadrin e këtij aksioni të madh që kemi marrë për të sistemuar dhe për të pastruar të gjithë territorin, për të hapur hapësirat publike. Sigurisht një nga pikat më të rëndësishme dhe që kërkon vëmendje është siguria rrugore e bashkuar edhe me pjesën ambientale.
Ka kushte të përcaktuara në ligj se sa larg duhet që të ndodhet një varrezë automjetesh apo se sa duhet të ndodhen pikat e përpunimit të materialeve të cilat përveç të gjithë pjesën estetike që është e pafalshme se çfarë i shkakton një rruge, por është edhe nga ana e sigurisë. Kemi një thyerje të sigurisë rrugore dhe kemi vendosur që të nisim një aksion të madh në të gjithë vendin”, u shpreh Balluku.