Ballina Politika “Do t’i bëjë zullumet më të vështira”, Rama prezanton Kryeinspektoriatin e Territorit,...

“Do t’i bëjë zullumet më të vështira”, Rama prezanton Kryeinspektoriatin e Territorit, ja si funksionon

52
0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e inovacionit në qeverisje, duke prezantuar Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.

Në një video të shkurtër të publikuar në rrjetet e tij sociale, Rama shpjegon se si ky institucion i ri po mbledh informacion në të gjithë Shqipërinë për të nisur zbatimin e masave të reja ligjore që synojnë kontrollin efektiv të territorit. Me anë të këtij digjitalizimi sipas kryeministrit, do të thjeshtohet puna e strukturave përkatëse dhe do të bëhen më të vështira praktikat abuzive.

“Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira.”-shkruan kryeministri Rama.