Partizani nuk gjen qetësi. Ende pa kaluar 24 orë nga dorëheqja e papritur e ish teknikut Skënder Gega, ditën e sotme ka qenë edhe Drejtori Teknik, Sokol Haxhia që me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me të kuqtë. Haxhia kishte vetëm pak muaj që kishte marrë detyrën e Drejtori Teknik tek kryeqytetasit.
Në këtë mënyrë skuadra e Partizanit, vetëm 1 muaj nga starti i kampionatit e sheh veten, pa drejtor sportiv dhe mbi të gjitha ende pa trajner.