Ballina Aktualitet Kohëmatës për gjyqet, KLP vendos afate nga 1 muaj deri në një...

Kohëmatës për gjyqet, KLP vendos afate nga 1 muaj deri në një vit për shqyrtimin e dosjeve penale dhe civile

25
0

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur kohëmatës për gjyqtarët, të ndarë sipas natyrës së çështjeve penale dhe civile.

Konkretisht, për çështjet penale në të cilat ligji parashikon dënimin nga 10 vjet burgim deri në dënim të përjetshëm, gjyqtarët duhet ta shpallin vendimin brenda 12 muajve.

Kurse afati mbi kërkesat penale dhe kundravajtjet është vendosur jo më gjatë se 2 muaj. Dosjet penale që kanë dënim deri në 10 vjet burg, çështja duhet të trajtohet brenda nëntë muajve.

Gjyqtari urdhërohet po ashtu që, nëse shqyrton çështje përtej afatit minimal të shpallur nga qeveria e gjyqësorit, si relator duhet të njoftojë kryetarin e gjykatës duke evidentuar shkaqet, por edhe duke sugjeruar zgjidhje, një ndër to kërkesa për ndihmë.

Kohëmatës është vendosur edhe për gjykimet civile, për të cilat afati nis nga dy muaj në kërkesat civile, katër muaj për paditë e marrëdhëniet e punës gjyq civil dhe jo më gjatë se 6 muaj gjyq për çështjet familjare e tregtare.

Kjo ndërhyrje vjen mbas stokut që është një problem i përditshëm në gjykata.

Backlogu i dosjeve deri më tani ka mbërritur në 137 mijë e 87 çështje, ndërkohë që janë në pritje për t’u gjykuar 141 mijë të tjera.

Me kohëmatës janë edhe gjykatat administrative, ku urdhrat e ekzekutimit duhen shqyrtuar jo më gjatë se një muaj, ndërkohë që çështjet e themelit me palë qytetarin e përballë shtetit jo më shumë se 6 muaj.

Ky vendim hyn në fuqi në datën e botimit në Fletoren Zyrtare.