Ballina Aktualitet Kush është e afërmja e Ajola Xoxës që po fundos çiftin në...

Kush është e afërmja e Ajola Xoxës që po fundos çiftin në SPAK

0
26

Për herë të parë që prej krijimit, SPAK ka një të penduar drejtësie për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Adela Kondakçiu, një prej njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, ka zbërthyer para prokurorëve gjithë skemën e korrupsionit të Ajola Xoxës dhe bashkëshortit të saj.

Ajo ishte “truri financiar” i Ajola Xoxës, teksa është marrë edhe vetë e pandehur në dosjen “Veliaj”, por në fund të procesit do t’i lehtësohet dënimi sipas ligjit.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se SPAK ka në duar  dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nga telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë.