Një nga 30 personat e marrë të pandehur në dosjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës ka pranuar të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë dhe të rrëfejë të gjithë skemën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa në bashkëpunim.
Kjo është hera e parë që SPAK ka arritur të ketë një të penduar të drejtësisë që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe kjo ka ndodhur në hetimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
E penduara e konsideruar si truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK të dhëna dhe ka rrëfyer me detaje skemën komplekse të pastrimit të parave dhe të korrupsionit të çiftit, informon gazetarja Klodiana Lala.
SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nga telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë. Ndërkohë dosja pritet të dërgohet më 24 shtator në GJKKO.