Ballina Kronika ​Operacioni Plazhi i lirë, lirohen hapësirat publike për pushuesit në Kavajë

​Operacioni Plazhi i lirë, lirohen hapësirat publike për pushuesit në Kavajë

30
0

Policia e Shtetit ka zhvilluar sot kontrolle në zbatim të planit të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë ushtruar kontrolle në territorin e Kavajës.

Nga kontrollet u konstatuan disa hapësira në rrugë, të cilat ishin përshtatur për ambiente me qëllim përfitimin, pa leje nga organet kompetente. Qytetarët që i kishin zënë këto hapësira, i liruan ato, me mirëkuptim, raporton KosovaPress.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve.