Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, duke lënë në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest në burg”.
Morina është arrestuar pas operacionit “Revanshi” të SPAK, pasi emri i tij ka dalë pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar “Sky Ecc”.
Altin Morina akuzohet se ka kultivuar kanabis me Durim Bamin, të fortin e Niklës.
Në momentin e arrestimit, Altin Morinës iu gjet edhe një pistoletë pa leje.