Ballina Aktualitet Pala greke pezullon punën në Doganën e Kakavijës, zbulohet shkaku përse

Pala greke pezullon punën në Doganën e Kakavijës, zbulohet shkaku përse

27
0

Një zjarr i rënë në pjesën greke të Kakavijës, ka detyruar zyrtarët policorë fqinjë që të ndërpresin përkohësisht punën.

Zjarri ka rënë larg objektit përpunues të pasaportave apo doganës greke, por tymi i çliruar nga flakët ka nxitur policët fqinj që të zbatojnë protokollin e emergjencave të zjarreve duke ndaluar procesin e kalim-përpunimit të pasaportave, si në hyrje dhe në dalje të territorit grek.

Kjo ka shkaktuar radhë kilometrike në të dy anët e kufirit. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse greke, si dhe një helikopter për të shuar flakët e zjarrit.