Ballina Politika Propozimi për kandidat të përbashkët për Tiranën, Berisha i përgjigjet Agron Shehajt

Propozimi për kandidat të përbashkët për Tiranën, Berisha i përgjigjet Agron Shehajt

45
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të enjte, u shpreh i hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e një kandidati të përbashkët, duke theksuar se çdo emër do të jetë objekt diskutimi mes palëve.

‘Dje Agron Shehaj përsëriti idenë e një kandidati apolitik për opozitën në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, ju a vazhdoni ti qendroni idesë së një kandidati të përbashkët për opozitën? A jeni të gatshëm të diskutoni me partitë e tjera të vogla për të gjetur kandidatin qoftë edhe apolitik?’

Berisha: Po, ne jemi të hapur të bashkëpunojnë me të gjitha forcat politike opozitare. Lidhur me kandidaturën do jetë objekt diskutimi.

Deklarata vjen pas propozimit të Agron Shehajt për një kandidaturë të tillë të pavarur një ditë më parë. Kujtojmë se Shehaj e ka bërë këtë propozim disa muaj më parë dhe ditën e djeshme e ka përmendur sërish.