Ballina Politika Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO, përmbush plotësisht standardet

Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO, përmbush plotësisht standardet

30
0

Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Autoriteti i Aviacionit Civil përmbush plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut.

Rama e cilësoi një lajm të mirë për vendin dhe një dëshmi të përparimit të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve ndërkombëtare në sektorin e aviacionit.

“Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

“NATO arrin në përfundimin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është plotësisht në përputhje me kërkesat për t’u bërë një autoritet i vlefshmërisë ajrore i njohur nga NATO, siç përcaktohet nga NAWP dhe sipas procesit të njohjes së NATO-s (NRP)”, thuhet në videon e ndarë nga kryeministri Rama.