Ballina Kronika Tiranë/ Parkimet e gabuara në kryeqytet, Rrugorja procedon 24 shoferë dhe u...

Tiranë/ Parkimet e gabuara në kryeqytet, Rrugorja procedon 24 shoferë dhe u heq makinat me vinç

23
0

Vijojnë kontrollet intensive kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet. Policia e Tiranës njoftoi sot se ka proceduar penalisht 24 persona të tjerë, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës dhe karrotrec nga Policia Rrugore.

“Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që kufizojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve. Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht 24 persona”, njoftoi policia për aksionin.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike”, sqarohet më tej nga Rrugorja.

Në fund edhe një apel: “Respektoni rregullat – rruga është për të gjithë!”.