Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Golija të Malit të Zi. Sipas mediave malazeze, babai 34-vjeçar me iniciale Z.D. vrau me armë vajzën e tij 2-vjeçare dhe më pas veten.
Krimi ndodhi pasi autori ishte përfshirë fillimisht në një sherr me bashkëshorten e tij. Ai ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes mbrëmjen e së mërkurës, dhe më pas mori vajzën duke u larguar nga shtëpia.
Trupat e pajetë të 34-vjeçarit dhe vajzës së tij 2-vjeçare u gjetën nga babai i autorit. Ky i fundit njoftoi policinë se kishte konstatuar trupat e pajetë të të birit dhe mbesës.
Mjekët që shkuan në vendngjarje konstatuan vdekjen e të dyve, ndërsa grupi hetimor doli në konkluzion se e mitura ishte vrarë nga babai, ndërsa ky i fundit më pas kishte kryer vetëvrasje.