Ballina Sport U la jashtë nga Alegri për miqësoren kundër Arsenalit

U la jashtë nga Alegri për miqësoren kundër Arsenalit

32
0

Majk Menja nuk luajti titullar në miqësoren e zhvilluar kundër Arsenalit. Madje francezi nuk ishte as në stolin e Milanit.

Ky ishte një vendim paraprak, raporton La Gazzetta dello Sport , për shkak të gjendjes së tij fizike ende jo optimale.

Megjithatë, portieri vazhdon të punojë intensivisht nën drejtimin e trajnerit të ri të fitnesit, Marko Filipi, përpara rikthimit të tij të planifikuar për të shtunën, kur kuqezinjtë përballen me Liverpulin në Hong Kong.

Menja mbetet një siguri absolute midis shtyllave, aq sa Masimiliano Alegri ka kërkuar posaçërisht vazhdimin e tij. Pasi të mbyllet afati i transferimeve, Milan do të rihapë negociatat për një rinovim kontrate.