Ballina Sport Vdes sportisti i famshëm Terri Xhin Bollea

Vdes sportisti i famshëm Terri Xhin Bollea

20
0

Hulk Hogan, një nga emrat më të njohur të botës së wrestling dhe një ikonë e vërtetë e këtij sporti, është ndarë nga jeta sot në moshën 71-vjeçare.

Hogan, emri i vërtetë i të cilit ishte Terri Xhin Bollea, u gjet i vdekur në banesën e tij në Kliruotër të Floridas në mëngjesin e të enjtes.

Sipas raportimeve të para, ndihma e shpejtë u thirr në banesë pas sinjalizimit për një “atak kardiak”.

Policia dhe ambulanca ishin parkuar para shtëpisë së tij, derisa trupi i ikonës së WWE më pas u transportua në një nga ambulancat.

Hogan kishte qenë në shtëpi prej disa ditësh, pasi po rikuperonte nga një ndërhyrje kirurgjikale në qafë. Ai sapo kishte themeluar një ligë amatoriale për wrestling, me shfaqjet që do të nisnin në fundin e gushtit.