Ballina Kronika Vrasja e 56-vjeçarit nga vajza në Fier/ Flet vëllai i viktimës: Kam...

Vrasja e 56-vjeçarit nga vajza në Fier/ Flet vëllai i viktimës: Kam 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me të, nuk e linte gruaja

24
0

Vëllai i 56-vjeçarit, që u vra mbrëmjen e djeshme (23 korrik) nga e bija e tij, ka folur për mediat ku ka treguar detaje nga ngjarja.

I tronditur nga vrasja e vëllait të tij, Ferdinand Rama, tha se viktima kishte dy vajza, ndërsa pohoi se të gjithë e dinin që i vëllai nuk kishte raporte të mira me bashkëshorten, e cila ndihmoi të bijën të zhdukte gjurmët e krimit makabër.

Ferdinand Rama i cili jeton ne Greqi tha se kishte 2 vite e gjysmë që nuk fliste me të vëllanë, pasi nuk e lejonte bashkëshortja e këtij të fundit.

Ferdinand Rama, vëllai i viktimës: E kemi ditur edhe më përpara, nuk shkonin mirë. Ajo thoshte nuk e dua burrin.

Merreni, mbajeni ju, merrni pensionin dhe bëni çfarë të doni. ‘Unë nuk e dua’, thoshte ajo. Po punonte vëllai. Çifti kanë dy çupa.

Unë e mora vesh ngjarjen nga kunata. Lajmëroi gruan time, e mori në telefon dhe tha që ka vdekur Anesti.

Kam rreth dy vite e gjysme që nuk flisja me vëllanë, se nuk e linte ajo të llafoseshim.

Për të pyetur pyesja vëllanë tjetër, i thosha si është Anesti. Mirë është thoshte, por është pak i dobët, ka pak kollë.