Ballina Sport Zyrtare, portieri shqiptar firmos me Juventusin, kontratë për 3 vite

Zyrtare, portieri shqiptar firmos me Juventusin, kontratë për 3 vite

26
0

Raffaele Huli ka firmosur kontratën e parë të karrierës së tij profesionale me Juventusin. Portieri shqiptar, do të jetë pjesë e kësaj skuadre, të paktën deri në 30 qershor 2028.

“Portieri i ri, i lindur në korrik 2008, ka veshur ngjyrat bardhezi që nga viti 2017 dhe ishte një nga protagonistët e sezonit të shkëlqyer të ekipit U-17, i cili përfundoi me gjysmëfinalen e ligës. Huli luajti gjithashtu në Kampionatin Evropian U-17 këtë verë, duke mbrojtur portën për Shqipërinë” – shkruan Juventusi.