Sot për të 52-në herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të bëjnë përpjekje për konstituimin e legjislativit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, gjersa partitë tjera, PDK, LDK e AAK kanë thënë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
E para një muaji, saktësisht më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese kishte publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, ku kishte vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Lidhur me këtë, këtë të enjte, më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë.