Ballina Kosovë “Dështuan dështakët!”, gazetari i medias gjermane ‘shpërthen’ ndaj deputetëve të Kosovës

“Dështuan dështakët!”, gazetari i medias gjermane ‘shpërthen’ ndaj deputetëve të Kosovës

12
0

Gazetari i medias gjermane, DeustcheWelle, Bahri Cani ka bërë një shkrim në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Ai u tregua i ashpër me rastin e dështimit të senacës së 52 për konstituimin e Kuvendit. Madje, tha se më mirë mos me i “pa hiç”.

Shkrimi i plotë

Ndonëse me pushime, një sy na mbetet drejt Kuvendit, por më mirë mos me i pa hiç.

Përkundër kërkesës së Gjykatës Kushtetuese që zgjedhja e kryetarit/kryetares së Kuvendit, përkundër ardhjes së ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë, megjithë 52 tubime të pasuksesshme dhe kërkesave të njerëzve normalë….

Ncuk: nuk ka zgjidhje, dështuan dështakët. S’ka kryetar/e të Kuvendit.

Flitet madje që edhe qëndrimet e VV dhe Nismës janë larguar prapë…

Po thonë që ata e kanë fajin e ne jemi të mirë. Kërkush ma nuk i beaon askujt. E keni bërë Kuvendin si cirk.

Ndërsa ata që po flasin si papagajë…

Ambasadorët po thonë që Kosova po hyn në territor të panjohur.

Jem dakord: këso Kuvendi nuk kemi parë kurrë dhe mos pafshim!

Nuk po flas më shumë, sepse në këtë kanal nuk lejohen ofendimet, nxitja e urrejtjes etj. Kjo vlen edhe për mua!

Shpresa vdes e fundit, po thonë që do ta vazhdojnë seancën nesër…