Ballina Kronika Durrës/ U ndalua për drejtim mjeti pa patentë, ‘Zona’ i zbulon edhe...

Durrës/ U ndalua për drejtim mjeti pa patentë, ‘Zona’ i zbulon edhe qeset me hashash! Arrestohet 18-vjeçari, i shiste në zonën e plazhit

22
0

Shpërndante drogë në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet 18-vjeçari i dyshuar në Durrës.

Burime zyrtare thanë se finalizuan operacionin e koduar “Zona”. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” bënë të mundur lokalizimin dhe më pas kapjen e të riut Klajdi Koçi, banues në Rrashbull.

“Ai u kap në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe qese farmaceutike, të dyshuara për paketimin e lëndës narkotike”, sqaroi policia vendore.

Dosja për hetimin e këtij rasti iu referua Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme proceduriale dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit të paligjshëm.

Akuzat që rëndojnë ndaj të riut janë “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.