Ballina Aktualitet “Ik se po merremi me babin”- Vajza e madhe e 56 vjeçarit...

“Ik se po merremi me babin”- Vajza e madhe e 56 vjeçarit që u vra nga e bija tregon se si e mësoi lajmin e vdekjes se të atit

23
0

Pasi përcolli babanë për në banesën e fundit, me nënën dhe motrën ne burg, vajza e madhe e familjes Rama në Frashër të Patosit, Kristiola Rama, tregoi për mediat se si e mori vesh lajmin e vdekjes së babait.

Emigrante në Itali me tre fëmijë, Kristiola mbërriti një ditë më pare në vendlindje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit e të atit, por mësoi një tjetër version për ngjarjen, i ndryshëm nga ai që i tregoi motra e vogël, Ermanilda.

Me një qetësi qe mund të justifikohet vetëm nga tronditja e madhe, Kristiola Rama tregon se si e motra e telefonoi mbrëmjen e së martës për t’i thënë se i ati kishte ndërruar jete.

Në një moment ajo thotë se dëgjoi zërin e të atit por e ëma e siguroi se ai kishte vdekur teksa lante trupin e të ndjerit.

“Nga ora 8 më ka marrë motra në telefon që babi kishte rënë në banjo dhe më tha kështu ‘o motra ka rënë babi në banjo’. Ça po thua, i thashë dhe ajo më pas e fik telefonin. Pastaj e marr pas 5 minutash dhe më thotë mami ‘ik se po merremi me babain’, a po e vishnin, a po e lanin nuk e di. Fillova të merrja pastaj në telefon kunatën time, sepse i rashë mamit prapë dhe nuk ma hapi telefonin. Mora kunatën që të vinte këtu dhe të merrja vesh. Kur po e lante mami dëgjova një si zë…unë jetoj në Itali. Ishin shumë mirë, unë me prindërit me motrën kam folur gjithmonë, flisja përditë, i merrja 10 herë në ditë në telefon. Flisja me babin, ishte shumë gjë në rregull. Çdo gjë ka qenë mirë. Punonte edhe mami, edhe babi edhe motra. Motra nuk kishte të dashur”, tha vajza e madhe e Anesti Ramës, i cili u vra nga e bija e tij 26-vjeçare.