Ballina Sport Ish- mbrojtësi shpërthen ndaj Yamalit: Është i padurueshëm, një kalama i llastuar

Ish- mbrojtësi shpërthen ndaj Yamalit: Është i padurueshëm, një kalama i llastuar

0
20

Ish-mbrojtësi francez Adil Rami ka kritikuar ashpër Lamine Yamalin për sjelljen e tij jashtë fushe, duke e quajtur “të padurueshëm” dhe duke thënë se “mendon se është një reper amerikan”.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë, Rami tha se nuk ka asgjë për të thënë për talentin e Yamalit si futbollist, por e ka irrituar sjellja e tij, përfshirë mënyrën si i shtrëngoi dorën Cristiano Ronaldos në finalen e Ligës së Kombeve dhe videot ku shihet me një stil të tepruar.

Ai e kritikoi gjithashtu për kapelën e kthyer mbrapsht, pantallonat e ulura dhe prezantimin e tij me numrin 10 te Barcelona.

“Për dy muaj tani, në një nivel njerëzor, nuk kam qenë në gjendje ta duroj,” tha ai në rrjetet sociale gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

“Nuk më intereson nëse tifozët e Barçës apo të Yamal nuk janë dakord. Nga ana e futbollit? Asgjë për të thënë, ai është një fenomen dhe do të fitojë trofe.

Por në një nivel njerëzor… Mënyra se si i shtrëngoi dorën Cristiano Ronaldos në finalen e Ligës së Kombeve më zemëroi, dhe pastaj ato video ku ai po e shante… Ai u shfaq, mori numrin 10 dhe i vuri vetes diamante. Ai mendon se është një reper amerikan. Ai është i padurueshëm.”