Ballina Politika Kreshnik Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk...

Kreshnik Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

0
18

Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie.

Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai tha se rezultati që mori PD ishte rezultati më maksimal që mund të merrte.

“Ky ishte rezultati më maksimal që mund të merrte PD për hir të një realiteti që duhet thënë PD edhe sikur të vinte një tjetër në vend të Berishës vetëm me mënyrën si e ka ngrirur sistemin dhe si ka hyrë në zgjedhje.

Unë nuk jam ndarë tezës se rezultati i zgjedhjeve është ndarë nga Rama dhe nga Berisha dhe do të shkatërrojnë edhe partitë e reja. Ata janë si dy nofulla të të njëjtës gojë dhe ata e kanë kuptuar këtë mekanizëm.

Berisha ka marr sa ka dashur, ka marr logon dhe partinë dhe këtë e ka imponuar përmes forcës politike. As unë dhe askush nuk shkon tek SPAK dhe të bëjë deklarata të forta, dhe ai këtë e bënë këtë gjë.

Kam dëgjuar shumë teori të hapet PD, po sikur edhe të hapi 10 dyer PD-ja nuk shkon njëri aty sepse mënyra si është ndërtuar se gjen veten në atë ambient. Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues tek kjo parti”, tha ai.