Ballina Aktualitet Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me...

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

14
0

Shefi i komisariatit të policisë së Delvinës, Agim Troci, pësoi djegie në trup nga flakët e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Senicë.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai ishte pjesë e ekipit të punonjësve të zjarrëfikëseve dhe policisë, që morën pjesë për shuarjen e zjarrit që duket se ka dalë jashtë kontrollit. Shefi i komisariatit të policisë ka pësuar djegie në bark, krah dhe në këmbë.