Ballina Lifestyle Rita Ora tërheq vëmendjen me një fustan të zi elegant në mbrëmjen...

Rita Ora tërheq vëmendjen me një fustan të zi elegant në mbrëmjen ‘Gala One’ në Saint-Tropez

18
0

Rita Ora tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mori pjesë në galanë verore “Gala One” në Saint-Tropez të enjten.

Këngëtarja 34-vjeçare pozoi me shumë stil në tapetin e kuq, duke u bashkuar me yje si Jamie Foxx, Frida Aasen dhe Kelly Rutherford në këtë ngjarje plot shkëlqim.

Rita shkëlqeu e veshur me një fustan të zi elegant, me prerje deri poshtë gjurit dhe dekolte të theksuar, që i vinte në pah linjat trupore, shkruan DailyMail.

Ajo e kompletoi pamjen me taka të zeza dhe një çantë kadifeje, të qëndisur me lule vintage blu.

Ndërkohë, Jamie Foxx, 57 vjeç, u shfaq mjaft elegant me një kostum dhe këmishë të bardhë, të kombinuara me atlete po ashtu të bardha dhe një zinxhir argjendi.

Atij iu bashkua vajza e tij, Corinne, e cila tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi me prerje të guximshme dhe një çarje të theksuar në pjesën e këmbës.

Modelja norvegjeze Frida Aasen, 30 vjeçe, dukej natyrshëm elegante me një fustan sateni ngjyrë kafe, me lidhje pas qafe, që nxirrte në pah tenin e saj të artë.

Aktorja Kelly Rutherford, 56 vjeçe, rrezatonte bukuri me një fustan të bardhë prej dantelle, me supe të zbuluara, të cilin e kombinoi me këpucë me taka të bardha dhe një çantë luksoze Birkin.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe Victoria Silvstedt, Casey Affleck dhe Chantel Jeffries.

Mbrëmja plot shkëlqim mblodhi yje nga bota e filmit, modës dhe muzikës, për një natë të mrekullueshme në Rivierën Franceze.

Ngjarja vjen pak ditë pasi Rita pranoi në një intervistë se ishte ndier ‘e shëmtuar’ në fund të të njëzetave, sepse ‘nuk ishte aq e dobët sa të tjerët’.

Këngëtarja ishte e ftuar në podcastin “Happy Place” të Fearne Cotton, në bashkëpunim me projektin për vetëvlerësim të Dove, ku foli hapur për marrëdhënien që ka pasur me trupin e saj ndër vite.

Ajo rrëfeu se ndjeshmëria ndaj pamjes trupore filloi të ndikonte tek ajo gjatë fundit të të njëzetave, periudhë kur ndjente lodhje të madhe, nuk kujdesej për trupin dhe sëmurej shpesh.

“Mendoj se ideja për të dukur në një mënyrë të caktuar në fund të të njëzetave filloi të më rëndonte. Stamina ime ishte e ulët, nuk kujdesesha për trupin, sëmuresha shpesh dhe nuk e ndjeja se trupi im ishte ‘i bukur’,” tha Rita.