Ballina Kronika SPAK akuzë të re për Dervishajn dhe Alibejn. Arrestohen disa persona, mes...

SPAK akuzë të re për Dervishajn dhe Alibejn. Arrestohen disa persona, mes tyre dy vëllezër

55
0

Prokuroria e Posaçme ka kryer një aksion sot, më 25 korrik, në disa qytete të vendit.

Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani si dhe Ermir Ndrejaj.

Ndërkohë Plarent Dervishajt dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej i janë komunikuar akuza të reja.

Të arrestuar janë edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur. Në total ka patur shtatë urdhër-arreste.

Sipas burimeve, nga aksioni i SPAK janë sekuestruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Nuk dihet se për çfarë rasti është zhvilluar aksioni i SPAK, por mësohet se kontrolle ka pasur edhe në Vlorë.