Ballina Lifestyle Studim: 40% e grave të divorcuara e dinin që po bënin kompromis...

Studim: 40% e grave të divorcuara e dinin që po bënin kompromis që në ditën e martesës

20
0

Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi një realitet emocional që shumë gra e përjetojnë në heshtje: 40% e grave që janë divorcuar e kanë pranuar se e kishin ndjerë që në fillim se nuk po martoheshin nga dashuria e vërtetë, por nga presioni i moshës, frika për të mbetur vetëm apo lodhja emocionale.

Ajo që i bën të pendohen më shumë?

Nuk është partneri i gabuar… por fakti që nuk dëgjuan zërin e brendshëm.

Ekspertët shprehen se zgjedhjet e bëra nga frika, dhe jo nga ndjenja, sjellin një kompromis që nuk mund të zgjasë. Ato shndërrohen në një peshë që lodh, zbraz dhe në fund të largon nga vetja.